Bruksel, 5 maj, NOA -Â Komisioni Evropian më 18 maj do të publikojë raportin për liberalizimin e vizave që ka bërë Maqedonia, por edhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor.
Në raportin e KE-së do të jepen vlerësimet se sa është e përgaditur Maqedonia për tu hequr nga lista e shengenit. Autoritetet në Shkup kanë paralajmëruar sinjale pozivite nga Brukseli sa i përket përmbajtes së raportit. Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi dje se pritet që deri në fund të vitit të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë. KE vlerësimet politike për përparimet e bëra nga shtetet e Ballkanit Perendimor për liberalizimin e vizave pritet ti bëj në takimin e 25 majit. Deri tani nuk dihet se si do të jenë vendimet e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës lidhur me dhënien e vlerësimeve pozitive për Maqedoninë.
Pritet që Komisioni Evropian të japë rekomandime për liberalizimin e vizave dhe për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
NOA-INA