Ankara, 5 maj, NOA - Â Mëse 45 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri i cili u krye në momentet e festimit të një dasme në provincën Mardin të Turqisë.
Shkaqet e masakrës në janë ende të paqarta, por gjithsesi ministri i Brendshëm turk, Besir Atalay, përjashtoi mundësinë e motiveve të një sulmi terrorist.
Dëshmitarët treguan se katër burra të armatosur dhe të maskuar kishin hapur zjarrin mbi dasmorët.
Banorët e fshatit supozojnë se është fjala për gjakmarrje ndërmjet familjeve, apo klaneve të armiqësuara.
Ushtarët rrethuan vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të kriminelëve, të cilët kanë mundur të largohen pa u njohur, duke i shpëtuar ndjekjes së policisë.
n.e/NOA