Tiranë 5 maj NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së anëtarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Saimir Tahiri i cili u shpreh se ka ende kaos edhe pasi kartat e identitetin blihen me 200 lekë.
"Tregtarët e votave, humbësit e mëdhenj kanë varur shpresat se do të blejnë votën e qytetarëve shqiptarë me 200 lekë dhe kjo me sa duket është e vetmja shpresë që i ka mbetur Edi Ramës në këtë prag fushate kapitulluese" deklaroi sot zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli. "Me këto Edi Rama dëshmon se pas dështimit të të gjitha alternativave beson se mund të gënjej Shqiptarët me mashtrime të tilla. Do ta pyesim Ramën, çfarë do të bënte ai nëse Qeveria do tu thoshte qytetarëve merrni pjesë në votime se do të keni një rrogë shtesë?", përfundoi Mëhilli.
"Edhe sot, më shumë se 5 ditë pas shpalljes së vendimit të qeverisë për ta ndryshuar taksën e votës nga 1200 lekë në 200 lekë, kaosi mbizotëron në zyrat e postës ku shiten kuponët e nevojshme për të aplikuar për letërnjoftimet elektronike" deklaroi pak orë më parë anëtari i Asamblesë së PS-së Saimir Tahiri.
k.k/NOA