Tiranë 5 maj NOA - Arrestohet nga policia një 27-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.
Oficerët e Sektorit të Operacioneve Speciale të Kërkimit në Policinë e Tiranës, arrestuan sot 27-vjeçarin Eduart Çuni, i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë për veprën penale të "Vrasjes me paramendim".
Sipas policisë, kapja e tij, u realizua falë posedimit të informacione nga ana e këtij sektori, nga ku u realizua dhe kapja e tij në rrethin e Kurbinit në Mamurras.
Ndaj tij, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të datës 25 tetor të vitit 2005, e ka dënuar Çunin me 15 vjet burgim, sepse akuzohet për veprën penale të "Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe të "Vjedhjes me armë".
Burime nga policia thanë se Eduart Çuni fshihej në banesën e motrës së tij në Mamurras.
Nga strukturat e Policisë u ekzekutua urdhri i ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, për këtë shtetas.
k.k/NOA