English

SAEF, sulm ndaj evazionit fiskal, zbulohet kontrabanda e kompanisë "Bomira"

Tiranë, 5 maj/NOA - Një subjektitregtar është kapur me evazion fiskal përmes qarkullimit për shitblerje të mallrave kontrabandë.

Specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar (SAEF), thanë për agjencinë e lajmeve NOA se u realizua një kontroll i imtësishëm mbi një kamion pas dyshimeve paraprake.

"Ne e organizuam aksionin e posaçëm, në kuadër të Planit të Bashkëveprimit me Policinë Tatimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative mbi transportimin e një kamioni që nuk posedonte faturë shoqëruese mbi mallrat e transportuara", - thanë për agjencinë NOA, burimet zyrtare policore.

Ata detajuan se në bashkëpunim me Policinë Tatimore të degës së Tatim-Taksave, në afërsi të kryqëzimit të Tiranës së Re, u ndalua dhe u kontrollua kamioni me targa BR 5203 A dhe trajleri me targa BR 6617 A.

Ky kamion i përkiste subjektit "Bomira", firmë e njohur për prodhim dhe tregtim të vajit ushqimor, dhe drejtohej nga Spiro Dhana.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera, rezultoi se në kamion gjendeshin mallra pa faturë tatimore, ndaj dhe u sekuestruan gjithçka u gjet brenda mjetit të rëndë.

Mësohet se janë sekuestruar cigare "Winston", 5 koli, me nga 500 paketa secila, cigare "Monte Karlo", 7 koli, me nga 500 paketa secila, Filtër Cigare "Matrix", 20 koli, me nga 50 pako secila dhe letër Cigare "Igla", 20 pako, me nga 100 copë secila.

Policia pohoi se të gjitha këto mallra, të cilat u sekuestruan, nuk shoqëroheshin me faturë Tatimore nga ky subjekt, ndaj u vendos masa e konfiskimit të tyre.

k.k/NOA

KOMENTE