English

Tentojnë të vjedhin një lokal, kapen nga policia dy të rinj

Shkodër 5 maj NOA - Policia e Shkodrës çon në qeli dy 20-vjeçarë të cilët po tentonin të vidhnin një lokal.

Jonuz Rucini, dhe Everalad Limani, të moshës 20-vjeç u arrestuan pasi kishin hyrë për të vjedhur një lokal privat, në lagjen "Liria", tek vendi i quajtur pranë Urës së Bunës në qytetin e Shkodrës.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e tyre ne flagrance, së bashku me mallin e vjedhur, kryesisht pije alkoolike, rreth 100 metra larg lokalit që sapo kishin vjedhur.

"U kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe hetimore, në cilësinë e provës material, u bë sekuestrimi i mallit të vjedhur dhe materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", thanë më tej burimet policore.

k.k/NOA

KOMENTE