Prishtinë, 5 maj, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp, ku mori pjesë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashiç, u bëri thirrje të gjithëve qytetarëve të Kosovës, pa dallime etnike, veçanërisht komunitetit serb, që të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në Kosovë.
Thaçi, i shoqëruar edhe nga ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Sasha Rashiq, i ka bërë thirrje edhe Beogradit, që të ndikojë pozitivisht në procesin e kthimit të serbëve që aktualisht janë të strehuar në Serbi. Kryeministri i Kosovës tha se ftesa e tij publike kishte të bënte me të gjithë personat e zhvendosur, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
"Në Kosovë tani janë krijuar kushte më të mira të sigurisë, rrethana më të mira ekonomike dhe mjedis paqësor", - tha Thaçi. Kryeministri kosovar tha se kthimi i njerëzve në pronat dhe shtëpitë e tyre nuk ndërlidhet me veriun dhe jugun e Mitrovicës dhe as me pjesët tjera të Kosovës.
"Secili ka të drejtë të kthehet dhe të jetojë në pronën e tij", u shpreh Thaçi.
n.e/NOA