English

Topalli në Shëngjin: Mandatin e ardhshëm do të transformojmë tërësisht këtë komunë

Shëngjin 5 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli zhvilloi sot një takim me banorët e komunës së Shëngjin, ku deklaroi se në mandatin e ardhshëm do të transformojë tërësisht Shëngjinin.

"Të hedhësh 11 milionë euro në Shëngjin është diçka e jashtëzakonshme, por e merituar, të hedhësh 11 milionë euro është një shifër e madhe, edhe vetë 4 vite më përpara na dukej e vështirë, por ka një gjë të thjeshtë, që na ka udhëhequr gjatë kësaj periudhe. Po të duash vendin je i motivuar dhe realizon çdo gjë, po të motivohesh vetëm nga 20 përqindëshi siç bën Kryetari i Bashkisë së Tiranës, natyrisht që asgjë nuk është e mundur" u shpreh në Shëngjin, Topalli.

"Mjafton ta duash Shqipërinë dhe mundesh, mjafton ta marrësh seriozisht dhe mundesh, mjafton të kesh një vullnet të hekurt në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Këto para, dyfishimi i të ardhurave gjatë kësaj periudhe nga kanë ardhur? Absolutisht vetëm nga lufta kundër korrupsionit, kontrabandës, të evazionit fiskal. Çdo vit të ardhurat e shtetit janë rritur me 23 për qind, në një kohë që ne taksat i kemi përgjysmuar apo dhe i kemi çuar në nivele prej 10 për qind" shtoi më tej kryeparlamentarja Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE