English

Vlorë, FRESH: Drejtori i arsimit të japë dorëheqjen

Vlorë 5 maj NOA - Të rinjtë socialistë kanë reaguar sot me një deklaratë për shtyp përpara drejtorisë arsimore të Vlorës.

Me banderola në duar ata kanë kërkuar që kreu i arsimit të Vlorës Petraq Kutulla të japë dorëheqjen pas urdhrit të dhënë prej tij ditën e djeshme që gjithë nxënësit e shkollave të ishin pjesëmarrës në mitingun e PD-së, ku Sali Berisha u takua me rininë demokratike të Vlorës.

Pas kësaj kanë reaguar drejtues të forumit rinor të PD, dega Vlorë, të cilët pasi kanë falënderuar rininë Vlonjate për pjesëmarrjen në takimin e djeshëm kanë deklaruar se arritjet në arsimin parauniversitar dhe atë universitar në Vlorë janë të pamohueshme.

"Jemi sot këtu për të shprehur shqetësimin tonë dhe të gjithë bashkëmoshatarëve tanë për ndërprerjen e mësimit, për mohimin e dijes, për dhunimin e procesit mësimor, për shkelje të ligjit të arsimit, për devijimin e misionit të mësuesit në këmbim të pjesëmarrjes së detyruar në mitingun e organizuar nga PD-ja dhe strukturat politike të drejtorisë arsimore rajonale Vlorë me zotin Kukulla dhe drejtorët mitingash të shkollave" u shprehën anëtarë të FRESH. Â

k.k/NOA

KOMENTE