Vlorë 5 maj NOA - Policia e Vlorës ka ndërmarrë sot një aksion masiv në zonën e fshatrave të lumit të Vlorës, duke sekuestruar 95 kilogram hashash.
Pasi hetimeve dhe informacioneve të marra në rrugë operative blutë i janë drejtuar fshatrave të lumit, duke ushtruar kontrolle në disa banesa për të cilat vinte informacioni se gjendej hashash.
Pas disa kontrolleve forcat e policisë mundën të gjejnë dhe sekuestrojnë rreth mesditës së sotme një sasi prej 95 kilogram hashash, e gjetur kjo në një banesë në fshatin Bashaj të rrethit të Vlorës.
Lënda narkotike është gjetur i sistemuar në tre qeska plastike dhe ka qenë në gjendje të presuar, gati për trafikim.
Policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion lidhur me të arrestuarit e mundshëm, apo identifikimin e autorëve të cilët tashmë do të vihen përballë akuzës për "trafik të lëndëve narkotike'.
Burime zyrtare nga policia kanë konfirmuar se operacioni po vazhdon ende me qëllim gjetjen e mundshme të lëndëve narkotike në këto fshatra.
k.k/NOA