English

Vodhën pije alkoolike në një lokal, dy autorët 20-vjeçarë ndalohen nga policia

Shkodër, 5 maj, NOA - Hynë me qëllim për të vjedhur në një lokal, por duket se ky plan nuk u ka ecur fare dy djemve 20 vjeçarë të cilët kanë rënë nën prangat e policisë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, forcat e policisë kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të dy 20-vjeçarëve Jonuz Rucini dhe Everalad Limani, që të dy lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se ata kanë hyrë për të vjedhur në një lokal privat, në lagjen "Liria", tek vendi i quajtur pranë Urës së Bunës.

Shërbimet policore kanë bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë, së bashku me mallin e vjedhur, kryesisht pije alkolike, rreth 100 m larg lokalit në fjalë.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe hetimore, ndërsa në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i mallit të vjedhur dhe  materialet në ngarkim të dy shtetasve të lartpërmendur i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim".

KOMENTE