Kavajë, 5 Maj/NOA - Vullnetarët e Partisë Socialiste, të cilët kanë mbaruar apo vazhdojnë Fakultetin e Mjekësisë, kanë vijuar turin e tyre të dhënies së mjekimeve në fshatrat e harruara nga ana e qeverisë, ku mungojnë qëndrat shëndetësore, mjekët dhe deri te ilaçet.
Këtë herë, vullnetarët janë ndalur në fshatin Lekaj të qytetit të Kavajës, ku kanë qenë të pranishëm në të ashtuquajturën qendër shëndetësore, pasi i gjithë shiu që binte jashtë, binte edhe brenda.
Kushtet e kësaj qendre shëndetësore ishin me të vërtetë të mjerueshme, pasi nuk kishte një ambient ku banorët e fshatit të kishin mundësi të vizitoheshin, pasi mungonin kushtet më minimale.
Vullnetarët e PS, përfituan nga rasti për t'u takuar me këta njerëz në vështirësi, duke ju dhënë një ndihmë sado të vogël, për t'i vizituar dhe për t'ju dhënë ilaçet e duhura.
a.a/NOA