English

Zv.ministrja e MPJ-së, Çitaku, në Vushtrri për kadetët e Forcës së Sigurisë

Vushtrri, 5 Maj NOA- Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku ka qëndruar sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Kjo qendër ka e selinë e saj në Vushtrri. Çitaku, është pritur nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të kësaj Qendre, Lulzim Fushtica.

Zv.ministrja Vlora Çitaku gjatë kësaj vizite është informuar lidhur me aktivitetet e kësaj qendre, si dhe ka vizituar kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që po i ndjekin trajnimet në këtë qendër. h.i/NOA

KOMENTE