English

Blushi: 2 mijë lekë të vjetra, shumë pak për të hequr Sali Berishën

Tiranë, 6 Maj NOA - Deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi, Alfred Dalipi dhe Nënsekretari për koordinimin në PS Arben Ahmetaj kanë qenë në Vithkuq.

Gjatë takimeve me banorët atje Dalipi dhe Ahmetaj kanë folur për programin e ri qeverisës të PS, i cili nuk është një listë dëshirash të parealizueshme.

Ne,- thanë drejtuesit e lartë të PS do të bëjmë gjithçka që do të premtojmë. Duke shtuar se "prioritet në Programin tonë qeverisës do të jetë lufta me varfërinë e pamundësinë e jetesës me punë të ndershme në zonat rurale të vendit".

"Ngritja e një ministrie të Zhvillimit Rural do t'i japë një tjetër frymëmarrje fermerit shqiptar që sot është ndër të vetmit në Europë, që nuk ka asnjë përkrahje financiare nga shteti, nuk ka asnjë politikë mbështetëse dhe zhvilluese të tij", - tha Blushi.

Deputeti që në qeverinë "Nano" drejtonte ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, bëri më tej, një apel: "Ju kërkoj të gjithëve, bëni një sakrificë të vogël, për të shkuar dhe për të marrë letërnjoftimin, sepse 2 mijë lekë të vjetra për të hequr qafe Sali Berishën është shumë pak".

Kurse përforcoi apelin e tij: Dy mijë lekë për të votuar kundër kësaj qeverie është shumë pak. Kushdo që ka 2 mijë lekë, mund ta heqë Sali Berishën nga pushteti. Kushdo që ka 2 mijë lekë të vjetra duhet të vijë me ne në 28 qershor dhe të votoj për ndryshuar qeverinë e Shqipërisë".

e.l/NOA

KOMENTE