English

Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë nga shteti të zbardhet vrasja e Xhindit

Roskovec, 6 maj NOA - Një numër i konsiderueshëm deputetësh të Partisë Socialiste (PS), ishte sot në familjen e deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi për të zhvilluar një vizitë ngushëllimi.

Përfaqësia e deputetëve socialistë përbëhej nga Valentina Leskaj, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Rajomonda Stefa, Namik Dokle, Albert Caci, Ndriçim Hysa, Musa Ulqini, Vangjel Tavo, Stefan Cipa, Besnik Dervishi, RapushTola e Flamur Hoxha.

Familjarët e deputetit të ndjerë u shprehën se kërkojnë sa më parë të zbardhet e vërteta e vrasjes së njeriut të tyre.

Në vijim të kërkesës së familjarëve të kolegut të vrarë, deputetët opozitarë pohuan se edhe Partia Socialiste, nga ana e saj kërkon të hidhet dritë sa më parë në këtë ngjarje.

e.l/NOA

KOMENTE