Nga Ambasador i SHBA në Tiranë
Ministra, Zonja Kryeprokurore, të ftuar të tjerë të shquar - faleminderit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni, e cila përbën një festim të dy viteve punë të fortë nga Njësia e Përbashkët e Hetimit e Tiranës për Luftën kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, si dhe një hap madhor të parë nga agjencitë e përfaqësuara këtu për ta shumëfishuar atë sukses.
Mbi 230 vjet më parë, një burrë shumë i mençur tha, "Dinjiteti dhe qëndrueshmëria e qeverisjes në të gjitha degët e saj, morali i njerëzve, si dhe çdo bekim i shoqërisë varet aq shumë nga një administrim i denjë dhe i aftë i drejtësisë…"
Janë fjalët e Xhon Adams, Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, dhe i përkasin vitit 1776, pikërisht themelimit të Shteteve të Bashkuara.
Këto fjalë kanë po aq rendësi sot dhe duhet t'i kujtojnë kujtdo në që administrimi i drejtësisë, në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, është thelbësor për një shoqëri të drejtë.
Jemi këtu sot sëbashku me partnerët tanë për të filluar krijimin e gjashtë Njësive të Përbashkëta të Hetimit rajonale, ndërtuar sipas modelit të NjPH të Tiranës, në Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër.
Ky projekt ambicioz është vetëm një përbërës i Programit të Pragut, Faza II, e Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit, në Shqipëri.Â
Program ynë OPDAT do të punojë me të gjitha agjencitë e përfaqësuara këtu për të ndihmuar ngritjen dhe trajnimin e këtyre njësive dhe për të ofruar pajisjet që nevojiten që ata të kryejnë punën. Njerëzit në këtë dhomë, prokurorët, oficerët e policisë, dhe të tjerët që po punojnë për të luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin, janë në vijën e parë për të siguruar administrimin profesional të drejtësisë.Â
Anëtarët e NjPH të Tiranës, si dhe të gjithë ata që punojnë me ta, duhen përgëzuar që kanë "bërë drejtësi" duke luftuar korrupsionin.
NjPH e Tiranës është modeli për bashkëpunimin midis prokurorëve dhe policisë. Të gjithë duheni përgëzuar për punën e fortë, bashkëpunimin, kurajën tuaj përballë shumë kundërshtive si dhe që keni refuzuar që trysnitë nga jashtë të ndikojnë punën e rëndësishme që bëni.
NjPH e Tiranës është një model jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të tjerë. Në very, Mali i Zi ka organizuar një task-forcë të re prokurorësh dhe oficerësh policie, duke përdorur NjPH e Tiranës si model.Â
Prokurorë deri edhe nga Kirgistani duan të vizitojnë NjPH e Tiranës për të mësuar se si dhe pse është kaq e suksesshme.
Pavarësisht nga shumë suksese, mbetet shumë punë për të bërë. Javën e kaluar, USAID nxori sondazhin e vitit 2009 mbi korrupsionin në Shqipëri, Perceptimet dhe Përvojat.
Jo të gjitha lajmet e sondazhit ishin të mira.
Në përgjithësi, sondazhi tregoi që publiku shqiptar ende ka një vështrim negativ për institucionet e veta publike në përgjithësi, por sidomos në aftësinë e atyre institucioneve për të luftuar korrupsionin.Â
Megjithatë, lajmi i mirë, është që perceptimi i publikut për prokurorinë në luftën kundër korrupsionit tregoi përmirësimin më të madh të të gjitha institucioneve publike (një rritje prej 6.1% nga viti 2005 në 2009).Â
Për të njëjtën periudhë, pati një rritje prej 10 pikësh në besimin e publikut tek prokuroria, përsëri një rritje më e madhe se sa ndonjë institucion tjetër publik. Megjithë këtë përmirësim të theksuar, prokurorisë ende i mungon besimi dhe mbështetja e shumicës së publikut shqiptar.
Me qëllim që të vazhdojë kjo tendencë ngritjeje dhe për të ndërtuar edhe më shumë besim në integritetin e proceseve penale, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe personat pranë tyre që janë zgjedhur për të qenë pjesë e NjPHve rajonale duhet të qëndrojnë përtej çdo qortimi. Veçanërisht prokurorët kanë fuqi shumë të mëdha për të kryer hetime dhe për të përdorur të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për ta bërë këtë.Â
Një fuqi e tillë, megjithatë, duhet trajtuar me respektin që meriton. Sepse një fuqi e tillë mbart një përgjegjësi shumë të madhe. Aftësia për të marrë lirinë e dikurt është përgjegjësi vetëm e atyre që kanë integritetin dhe karakterin moral më të lartë. Ata që janë emëruar për të kryesuar këto NjPH, udhëheqësit e këtyre gjashtë zyrave, duhet të maten pikërisht me këtë standart sfidues.
Prokurorët kanë punë shumë të vështirë këtu në Shqipëri, pjesërisht për shkak të madhësisë së Shqipërisë. Ashtu si në shumë shtete të vogla në Sh.B.A., cilido njeh këdo. Pavarësisht nga situata, prokurorët duhet të mbeten të pavarur dhe të lirë nga shtrëngimi apo ndikimi politik. Duhet të jenë të lirë të gjurmojnë faktet kudo që çojnë, si dhe duhet të kenë guximin për ta bërë këtë.
Shqipëria duhet të përkushtohet ndaj mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve për të siguruar përparimin e saj demokratik. Çfarëdo kanosje ndaj kësaj pavarësie është një hap i qartë prapa. Mbi prokurorët nuk duhet të ketë kurrfarë trysnie politike.
E fillova me një citim nga një President i Sh.B.A. Po e mbyll me një tjetër: "Ndryshimi nuk ka për të ardhur nëse presim për dikë tjetër apo një kohë tjetër. Ne jemi ata që kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë." Këto janë fjalët e Presidentit të 44t, Barak Obama.Â
(*) Fjala e mbajtur sot, në ceremoninë e Nënshkrimit për Ngritjen e NjPH Rajonale, Programi i Pragut II, Shqipëri - Korporata Sfida e Mijëvjeçarit