English

Pogradec, gjendet i vdekur buzë liqenit, një 36-vjeçar i zhdukur prej 4 muajsh

Pogradec, 6 maj NOA - Gjendet buzë liqenit trupi i pa jetë i një 36-vjeçari i shpallur i zhdukur prej më shumë se katër muaj.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në vendin e quajtur poshtë rezidencës qeveritare u gjet në buzë të liqenit të Pogradecit, një kufomë e seksit mashkull i veshur me një bluzë ngjyrë jeshile dhe me një palë pantallona kadife e atlete.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se nga hetimet e para rezultoi se kufoma i përket 36-vjeçarit Arjan Lickollari, lindur dhe banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit, identifikim i cili u bë nga familjarët e viktimës.

Nga këqyrja e jashtme e kufomës policia nuk ka konstatuar shenja dhunë ose plagë të ndryshme.

Sipas policisë 36-vjeçari ishte larguar nga banesa në datën 7 janar të këtij viti, për të cilin ishte bërë shpallja në kërkim të tij nga komisariati i Policisë së Pogradecit si person i larguar nga banesa. Por pavarësisht kërkimeve nuk u bë e mundur gjetja e tij.

Nga deklarimet e familjarëve të tij rezulton se ky Lickollari vuante nga depresioni mendor për të cilën kishte një vit që kurohej.

Shkak i largimit të tij nga banesa ka qenë depresioni mendor dhe gjendja jo e mirë ekonomike në familje.

k.k/NOA

KOMENTE