Bilisht, 6 Maj NOA - Në komunën Qendër të Bilishtit janë konstatuar probleme në aplikimin e qytetarëve.Â
Prej shumë kohësh në këtë komunë vihen re parregullsi në procesin e aplikimit për karta identiteti.
Njerëz të pranishëm pranë qendrës së aplikimit, kryesisht të moshuar shprehen se kanë shkuar për të aplikuar 3-4 herë dhe asnjëherë nuk kanë mbaruar punë.
Njëherë ka probleme me dritat, njëherë ka shkëputje të internetit e probleme të tjera teknike, njerëzit vijnë nga fshatrat përreth për të aplikuar dhe nuk mbarojnë dot punë.
Sybi Spaho, Kryetar i Partisë Socialiste, Komuna Qendër Bilisht u shpreh:
"Krijohen pengesa të pajustifikuara, kur lokali ngjitur më komunën ka drita, këtu në komunë na thonë nuk ka drita".
Sipas Spahos, ka përzgjedhje selektive të atyre që aplikojnë, "por, ka patur probleme të natyrës, jo internet, jo drita, dhe justifikime të pa baza të cilat krijojnë shqetësime te qytetarët dhe aq më keq me ata që janë 80-vjeçarë."Â
Ndërsa vetë aplikantët tregojnë për probleme në pajisjen e tyre me karta identiteti: "Kam ardhur që në 8 të mëngjesit, kam regjistruar emrin por del zonjusha dhe thotë që xhaxha eja nesër. Pra, këto 1200 lekë të paguaj unë çdo ditë, kush mi jep? Unë jam pa pension, pa punë. Shoh duart e gruas që është me pension, minimal fshatar."
Një tjetër aplikant, pohonte: "I bëjmë thirrje mos tallen me njerëzit. Ne vijmë që nga ana e anës".
a.f/NOA