English

Rekordi i ri Guinness, një zdrukthëtar ka bërë 707.335 arkivole gjatë jetës

Vjenë, 6 maj, NOA - Rekordi më i ri Giunness kërë herë nuk ka të bëjë me një gjë të gëzueshme, por me të trishtueshme, e cila gjithsesi, mbart brenda saj elementin fort të çuditshëm dhe të veçantë.

Sipas të dhënave, është një zdrukthëtar austriak ai që ka hyrë së fundmi në në Librin e rekordeve Guinness, falë faktit që gjatë 30 viteve punë ka bërë 707.335 arkivole për të vdekur.

Herbert Ëeber nga qyteti Bischofshofen në krahinën e Salzburgut ka filluar të punojë arkivole në muajin maj të vitit 1978 për firmën Moser Holzindustrie. Përfaqësuesit e autoriteteve lokale kanë njoftuar se planifikojnë që vërtetimin e Guinnessit për rekordin e arritur botëror Weberit t'ia dorëzojnë në panairin ndërkombëtar të pajisjeve për funeral i cili hapet të shtunën në Salzburg.

n.e/NOA

KOMENTE