English

Rikthimi i gëzueshëm përballë ndryshimit pozitiv

Nga Jozefina Topalli*

Kryetare e Kuvendit

Për mua është një kënaqësi të jem përsëri këtu në komunën tuaj, por kësaj radhe në një Velipojë krejt ndryshe, në një Velipojë të ndryshuar, të zbukuruar dhe rindërtuar. Dje isha në komunën e Shëngjinit dhe rruga për të shkuar atje ishte një rrugë e re e mrekullueshme, një rrugë e zgjeruar me një vlerë jashtëzakonisht të madhe, me standarde europiane. Më tej një ujësjellës i ri, një argjinaturë e re. Shkoj më tej, një ujësjellës i ri, shkoj më tej, një shkollë e re. Vij këtu në Velipojë, rrugë e re, urë e re, shkollë e re, ujësjellës i ri, rrugë të tjera të reja. Kjo është Shqipëria që po ndryshon. Kjo është Velipoja që po ndryshon. Kjo është ajo që kishim premtuar. Kjo është fjala që ne mbajmë. Në fakt, ashtu si dje në Shëngjin që ishin investuar vetëm gjatë kësaj periudhe 12 milionë euro, po të mbledhim të gjitha investimet sipas shkollave të ndërtuara 9-vjeçare shifra shkon 320 milionë. Shkolla "Reç i vjetër" 40 milionë; shkolla "Mark Kolaj" 75 milionë; dy urat e rrugëve nacionale 870 milionë; ujësjellësi 4.5 miliardë; shëtitorja 130 milionë; shëtitorja tjetër në plazh 200 milionë; asfaltimi i rrugës qendër-Luar 440 milionë; asfalti i rrugës mbi Suk-Reçi i vjetër 480 milionë; asfaltimi i rrugëve varrezë-Qeret 390 milionë; asfaltimi i rrugës së vjetër, që ka filluar, Dajç me vlerë 800 milionë. Nuk po vazhdoj listën, sepse lista e kryetarit është jashtëzakonisht e gjatë. Të gjitha veprat e përfunduara në total shkojnë 12 milionë euro. Unë këtu kam zyrtarë që kanë drejtuar vite më parë bashkinë e Shkodrës. Në 8 vjet rresht në bashkinë e Shkodrës nuk kanë ardhur më shumë se 1 milion dollarë, kurse vetëm në Velipojë, sikurse edhe dje në komunën e Shëngjinit dhe ashtu si në çdo komunë tjetër të Shqipërisë, në veri apo në jug, apo në lindje dhe perëndim, ka nga 10 herë, 15 herë më shumë investime. Shifra të paimagjinueshme. Shifra, të cilat janë bërë të mundura për t'u kthyer në realitet për shkak të një doktrine që Sali Berisha ka vendosur dhe ka aplikuar gjatë kësaj periudhe. Një doktrinë ekonomike që ka bërë të mundur të luftohet korrupsioni, të rriten pensionet, të ulen taksat. As në 14 vjet të marra bashkë nuk janë mbledhur kaq shumë para, dhe kjo për shkak të luftës kundër korrupsionit. A e dini ju që në këto 4 vite vetëm shtesa në pensione dhe në rroga është 13 miliardë, ndërkohë që gjatë 8 viteve kjo shtesë ishte vetëm 4 miliardë lekë. Shpesh herë pyes veten se ku i çonin lekët këta njerëz? Por vetëm vidhnin dhe vetëm vidhnin. Nuk ka kënaqësi më të madhe, sesa në këto 4 vjet Shqipëria ta shohë veten, nga një vend i vogël me 3 milionë banorë, me probleme, me halle të mëdha, me histori të dhimbshme, me një trashëgim të një imazhi jo aq të mirë, në këto 4 vite një Shqipëri që i ndryshon imazhi, një Shqipëri që i hapen dyert e Uashingtonit, Parisit, Berlinit, Romës, të vendeve nordike dhe baltike, të vendeve të Mesdheut, Japonisë, të Greqisë, të Kanadasë. Vetëm gjatë muajit prill, Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë shumë të rëndësishme në Kinë, ku u takua me Kryeministrin dhe Presidentin kinez. Kina është fuqia e tretë ekonomike në botë. Një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme. Hilari Klinton kur mori postin, vizitën e parë e bëri në Kinë. Vizita e dytë është në Paris me Presidentin Sarkozi, i cili priti Kryeministrin shqiptar dhe i premtoi se do të jetë një mbështetës i madh pas aplikimit të Shqipërisë në BE. Pas kësaj ne kishim datën më të rëndësishme historike në Strasburg, kur bashkë me Presidentin Obama, me Angjela Markel dhe me presidentët e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota dhe e privilegjuar në këtë aleancë të lirisë. Kurrë asnjë vend tjetër në historinë e tij, nuk ka përjetuar ngjarje kaq të mëdha siç kemi përjetuar ne. Vetëm gjatë muajit prill, anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO dhe dorëzimin e kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE dhe pastaj me rradhë vizita e Kryeministrit Karamanlis, dhe pastaj vizita, vizita, të cilat vlerësojnë Shqipërinë. Obama e quajti Shqipërinë vendin e reformave të jashtëzakonshme. Angjela Merkel i tha Sali Berishës në Berlin: "Ti po merr shpërblimin e reformave të vështira që ke guxuar për të marrë". Sarkozi i tha Sali Berishës: "Do të mbështes në të gjitha përjekjet e tua, për integrimin e Shqipërisë në BE". Baroti në Shqipëri tha: "Unë do t'ju mbështes për liberalizimin e vizave". Dhe kjo për ne do të thotë që sot një vit si sot këtu bashkë me shqiptarët, qytetarët, të rinjtë, mësuesit, pensionistët, të mos lëvizin, të mos shkojnë në Itali, të mos shkojnë në Greqi, në Gjermani, ku ata dëshirojnë, pa viza për të parë prindërit e tyre, fëmijët e tyre, për të takuar familjarët e tyre. Kjo është Shqipëria që po ndryshon dhe kjo Shqipëri që po ndryshon do të vazhdojë rrugën e saj, projektin e saj edhe pas 28 qershorit në mandatin e dytë, të tjera projekte të mëdha, zhvillimin ekonomik e kemi përpara. Projektet tona janë vazhdimi i atyre projekteve të zhvillimit ekonomik që kanë bërë që kjo Shqipëri të shihet dhe të renditet nga vendet e tjera ndryshe nga sa renditej vetëm 4 vite më përpara. Shqipëria gjatë këtyre viteve është shquajtur si vendi i cili ka pasur një qeveri kampion në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria është renditur në këto 4 vite në rreshtimin e institucioneve ndërkombëtare si vendi i dytë që ka marrë reformat më të guximshme. Shqipëria është renditur nga Banka Botërore si vendi, i cili është ndër mbrojtësit më të fuqishëm dhe më të sigurt të investimeve në Shqipëri. Investim do të thotë punësim, punësim do të thotë para dhe para do të thotë mirëqënie. Asgjë më të rëndësishme për ne nuk ka sesa t'ia bëjmë jetën qytetarit më të mirë, më të lehtë, më të mundur. A ka kënaqësi më të madhe, siç na rezulton dhe nga raporti i fundit, ku thuhet se shqiptarët, dhe unë e kam besuar me shpirt, se shqiptarët investojnë 57 për qind më shumë në arsim. Kjo është kulturë, emancipim, zhvillim. Unë gjithmonë kam besuar se ne shqiptarët mund të kemi probleme, por ato pak para që kemi ne i investojmë te fëmija, te studeti, te shkolla, te masteri, te doktoratura dhe nuk ka gjë më të bukur. Kjo është Shqipëria e ndryshimit. Kjo është Shqipëria e ndryshuar. Kjo Shqipëria me prespektivë, e të ardhmes. Unë, zoti kryetar i komunës, ndihem shumë mirë që jam përballë kësaj shkolle të re. Në fakt kjo është vetëm njëra prej disa shkollave të tjera në komunën tuaj. Të marrë shembull Edi Rama prej jush që nuk ndërton shkolla në Tiranë, të marrë shembull që ju keni bërë sheshin e komunës dhe ai nuk e bën në Tiranë. Vetëm gjatë kësaj peridhe, jo dhjetë, as 30, as 100, as 200, por vetëm 1 013 shkolla të reja të ndërtuar dhe të rindërtuara ka bërë Sali Berisha në 4 vite për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjatë këtyre 4 viteve ne kemi bërë të mundur ashtu siç është sot brenda kësaj shkolle një laborator me kopjutera, i tillë standard të jetë i vendosur në i tillë standard të jetë i vendosur në çdo fshat dhe në fshatin më të largët të Shqipërisë, edhe në skajin më të largët të vendit, në veri apo në jug, në lindje apo në perëndim. Nuk ka fëmijë sot që të mos ketë në shkollën e tij laboratorë kompjuterikë. Sot po ju them dhe mbajeni mend ju prindër të fëmijëve, pas 4 viteve secili prej këtyre fëmijëve do të ketë një laptop personal, sepse ne ecim me kohën, është koha e google dhe internetit dhe ne duam që fëmijët tanë të jenë të barabartë si çdo fëmijë tjetër në Romë, Athinë, Paris, Berlin. Kjo do të thotë globalizim te këta fëmijë dhe këta do të konkurrojnë. Nuk ka komb më të zgjuar se shqiptarët. Më 28 qershor do të jetë ditë e bukur, e madhe, më 28 qershor ne do të realizojmë fitoren më të fortë dhe më të thellë, nga seç e kemi pasur 4 vite më përpara, sepse shqiptarët duan të vazhdojnë në rrugën e integrimit, të pritjes, të marrjes së investimeve më të mëdha. E dini ju se vetëm 3 muaj përpara Sali Berisha nënshkroi kontrata me të huajt që shkonin në vlerën e 3.4 miliardë dollarëve. Shifër rekord. Në fakt kemi qenë rekord në rritjen ekonomike, të rrogave, në pensione, në shpejtësinë e integrimit, kemi qenë rekord në secilën garë ku Shqipëria ka marrë pjesë dhe ju na keni mbështetur. Unë ju falëndoj dhe ju premtoj se Velipoja në 4 vjeçarin e ardhshëm, në mandatin e ardhshëm, do të ketë edhe me shumë investime, shkolla, ujësjellësa, rrugë, investime të tjera. Ne e mbajmë fjalën, ne i kthejmë në realitete. Edhe sot ato që kemi premtuar 4 vite më parë, janë një realitet i prekshëm, që shihet në rrugë, ujësjellësa, shkolla, në rroga, në pensione. Në fakt, ka diçka që ne duhet t'ia themi një mijë herë vetes. Po të mos ishit ju, nuk do të ishte kjo Shqipëri që është sot, po të mos na mbështesnit ju nuk do të kishim këtë Velipojë të ndryshuar, këtë Shqipëri të integruar, këtë Shqipëri që po ecën drejt Brukselit. (*) Fjala e mbajtur para banorëve të Velipojës

KOMENTE