Moskë, 6 maj, NOA - Përkeqësohen raportet midis Rusisë dhe Aleancës së atlantikut Verior. Kjo pasi Rusia nuk ka dashur që të marrë pjesë në një takim të përbashkët mes të dyja palëve.
Bëhet e ditur se takimi ishte planifikuar që të mbahej pas dy javësh, por ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka komunikuar mospjesëmarrjen e Rusisë në të.
Ministri sqaroi se shkaku i anulimit të takimit është manovra e planifikuar e NATO-s në Gjeorgji.
Lavrov tha se në këto kushte këshillimet nuk janë të përshtatshme.
Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer shprehu keqardhjen për këtë vendim të Moskës zyrtare dhe e shtyu takimin për një kohë të pacaktuar.
NATO-ja me 1900 ushtarë fillon këtë të mërkurë një stërvitje në Gjeorgji. Rusia e quan këtë manovër si provokim të hapur. Duke rikujtuar luftën e verës së vitit të kaluar, Moska pretendon se gjendja në rajon nuk është e qëndrueshme.
n.e/NOA
Â