Tiranë 6 maj NOA - Tentojnë në vjedhur një dyqan, por priten me armë nga pronari.
Ngjarja ndodhi mbrëmë më Babrru të Tiranës kur Shaban Xhebexhija 23-vjeç dhe Naim Beqiri 16-vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë tentuar të vjedhin dyqanin, në pronësi të 67-vjeçarit Sherif Ymeri.
Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se Ymeri pasi i ka konstatuar autorët dhe me qëllim për t'i frikësuar ato, ka qëlluar në drejtim të tyre, dy herë në ajër me çifte, të cilën e posedonte me leje.
Për pasojë mbeti i plagosur njëri prej autorëve të dyshuar Shaban Xhebexhija i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sqarimit të rrethanave të saj kreu arrestimin e pronarit të dyqanit Sherif Ymeri, për veprën penale të "Plagsojes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".
Gjithashtu iu komunikua masa e arrestit Shaban Xhebexhijas, dhe 16-vjeçarit Naim Beqiri për veprën penale të "Vjedhjes së mbetur në tentativë" e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, nga hetimet e mëtejshme të kryera nga seksioni Kundër Vjedhjeve ndaj Biznesit, u dokumentua tërësisht implikimi i dy të arrestuarve të cilët rezultojnë të jenë autorë në vjedhjen e dyqanit të gjuetarëve të ndodhur më datë 18 prill 2009 në rrugën e "Kavajës" nw Tiranë.
k.k/NOA