English

Topalli në Velipojë: Po shënojmë rekord në rritjen ekonomike

Velipojë, 6 maj NOA - Turi "Shqipëria po ndryshon"Â i Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli u ndal sot në Velipojë, në një takim masiv me banorët e kësaj Komune.

Velipoja një prej zonave më të njohura turistike në vend, këto katër vjet ka njohur ndryshimet të jashtëzakonshme në infrastrukturë, rrugë, ujësjellës, kanalizime në sistemin arsimor e shëndetësi.

Mbi 12 milionë euro nga buxheti i shtetit janë investuar në rikonstruksion rrugësh si ajo nacionale Mali Kolaj-Vilu, 400 milionë lekë, rindërtim i shëtitoreve, ku vetëm në shëtitoren e plazhit janë derdhur 20 milionë lekë, akse të tjera ruralë, ndërtimin e shkollave" Gjergj Vat Martini, Rec i Vjetër dhe Mal Kolaj me vlerë mbi 43 milionë lekë, ndërtimi i pesë qendrave shëndetësore, sigurimi i energjisë 24 orë, dhe investime të tjera në sektorët publikë.

Pasi përuroi shkollën e re një investim prej 32 milionë lekë Kryetarja e Kuvendit tha se investimet e kryera në Shqipëri këto katër vjet, janë shifra të paimagjinueshme.

"Vij këtu në Velipojë, tha Kryetarja e Kuvendit dhe shoh që është ndërtuar rrugë e re, urë e re, shkollë e re, ujësjellës i ri, rrugë të tjera të reja. Kjo është Shqipëria që po ndryshon", - theksoi Topalli.

Kurse shtoi se kemi kapur "rekord në rritjen ekonomike, të rrogave, në pensione, në shpejtësinë e integrimit". Po ashtu, shtoi se "kemi qenë rekord në secilën garë ku Shqipëria ka marrë pjesë dhe ju na keni mbështetur".

e.l/NOA

KOMENTE