English

Vdes e dyshuara me gripin e derrave

Prishtinë, 6 maj NOA/E Update - Pacientja e dyshuar se ishte e infektuar me grip të derrave, ka vdekur sot në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare (QKU) të Prishtinës, kanë bërë të ditur për Express burime mjekësore. Pacientja, një 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, thuhet se para një jave kishte ardhur nga Zvicra në vendlindjen e saj në Kosovë.

Emergjenca e QKU-së, ku ishte shtruar fillimisht pacientja me simptome të gripit, është e mbyllur për pacientë të rinj dhe po dezinfektohet. Ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe forcat e sigurisë, të cilët mbajnë maska mbrojtëse. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një konferencë për gazetarë në ora 15, me ç'rast pritet të publikohen rezultatet e disa prej analizave të cilat janë kryer në Kosovë, lidhur me këtë rast. Dyshohet për grip të derrave në Kosovë Rasti i parë i gripit të derrave, dyshohet se ka prekur edhe Kosovën. Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) kanë njoftuar se janë duke pritur konfirmimin e analizave për të kuptuar nëse fjala është për gripin vdekjeprurës, që deri më tani ka marrë jetën e së paku 30 personave në mbarë botën. Bëhet fjalë për një femër të dyshuar si të infektuar nga Stublla e Vitisë, e cila para një jave kishte ardhur nga Zvicra. Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, konfirmoi se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së me probleme me zemër dhe mushkëri, të cilat janë simptomat karakteristike të këtij gripi vdekjeprurës. "Në ora 15 pritet të dalim me analiza...Tani për tani nuk mund të themi se bëhet fjalë për grip", tha ai.Â

e.l/NOA/E

KOMENTE