Prishtinë, 7 maj, NOA - Lideri i lëvizjes "Vetëvendosja", Albin Kurti deklaroi se sjellja e inspektorëve maqedonas ishte shprehje e panikut të shtetit të Maqedonisë i cili ndjehet aq i pasigurtë në vetvete saqë i rrezikon të tjerët.
"Me ato pesë orë gjithsej sa më mbajtën në arrest më vonuan së tepërmi dhe mbërriva vetëm në fund fare në manifestimin me rastin e tre vjetorit të Lëvizjes Qytetare Zgjohu. Përveç se të më vonojnë, ata ishin të interesuar që duke më kërcënuar të më frikësojnë dhe unë të mos shkoj më në Maqedoni dhe të mos deklarohem për asgjë në lidhje me Maqedoninë e posaçërisht shqiptarët që jetojnë aty.
Dhe arsyeja e tretë e tyre, besoj të ketë qenë tendenca që t'i frikësojnë të tjerët me këtë arrestim timin dhe ta ndalojnë sa më shumë komunikimin dhe bashkëpunimin midis organizatave të ndryshme shqiptare", deklaroi Kurti për agjencinë e lajmeve INA.
NOA-INA
Â