English

AMC, shorte për Milan Junior Camp

Plot 80 djem dhe vajza do të kenë mundësi të trajnohen nga trajnerët e Milan

Tiranë, 7 maj NOA - Kompania e parë e telefonisë celulare në vend, AMC do të jetë edhe këtë vit partneri institucional i World Camp International, duke u bërë pjesë e Milan Junior Camp që do të zhvillohet së shpejti në Tiranë.

Kompania tha sot se i ofron mundësinë gjithë abonentëve të saj të bëhen pjesë e shorteut që do të zhvillohet për përzgjedhjen e 80 djemve dhe vajzave nga mosha 6 deri në 14 vjeç.

Abonenët e AMC mund të dërgojnë një SMS me tekst "AMC" në 15177 deri më datë 15.06.2009 për t'i dhënë mundësinë fëmijëve apo të afërmve të tyre të përfshihen në Milan Junior Camp në Tiranë. Çmimi i një SMS-je është vetëm 50 Lek (Pa TVSH).

Milan Junior Camp është i hapur për djem dhe vajza të moshave 6-14 vjeç. Aktivitetet, të cilat konsistojnë në trajnimin e fëmijëve për lojën e futbollit, do të organizohen në stadiumin "Selman Stermasi" në Tiranë dhe fushat e "Federatës Shqiptare të Futbollit" në Kamëz, më 06-10 Korrik.

Të gjithë pjesëmarrësit do të trajnohen nga trajnerët e AC Milan dhe do të pajisen me veshjet zyrtare të këtij klubi ku përfshihen: dy bluza, dy palë çorape, një çantë shpine etj. Në përfundim të trajnimit fëmijët do të përfitojnë edhe diplomën për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Ceremonia finale e këtij aktiviteti do të zhvillohet në stadiumin "Selman Stërmasi" në 10 Korrik 2009.

Pas trajnimit, 5 më të mirët do të zgjidhen nga trajnerët e AC Milan-it dhe do të kenë mundësi të takojnë lojtarët e Milanit në San Siro, para ndeshjeve zyrtare të serisë A.

a.k/NOA

KOMENTE