Shkup, 7 maj, NOA - Amnesty International (AI) ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë së Maqedonisë në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Nga kjo organizatë theksohet se në Maqedoni shkelen të drejtat dhe lirit e njeriut, ndërsa më të rrezikuarit dhe diskriminimi më i madh ushtrohet ndaj komuniteti rom në vend.
"Simptoma e dytë brengosëse në shoqërinë e Maqedonisë është dhuna policore. Ka probleme sistematike me maltretimet policore. Ajo që është edhe më shqetësuese, policia nuk përgjigjet për këto raste. Shumë rrallë hapen rastet për keqtrajtime nga ana e policisë së Maqedonisë", theksojnë nga Amensty International
Këto kritika si gjithnjë edhe në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian do të theksohen dhe përderisa nuk përmirësohen vendi do të ngecë në procesin e integrimeve euroatlantike. Ligji kundër diskriminimit i cili pritet të miratohet, është një nga kushtet për liberalizimit e plotë të regjimit të vizave.
Amnesty International tashmë ka njoftuar qeverinë dhe Parlamentin se është e shqetësuar lishur me propozimin ligjin e hartuar dhe rekomandon që ky propozim ligji sërish të shqyrtohet sepse nuk është në harmoni dhe përputhje me standardet ndërkombëtare.
NOA-INA