Shijak, 7 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot, përfundimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare "Muharrem Dollaku" në Shijak.
Pas vizitës në këtë shkollë, kryeministri, mbajti një fjalim para qytetarëve të Shijakut.
"Në këto 4 vjet, në përputhje me këtë dëshirë tuajën, në përputhje me ndjenjën tuaj fisnike, ne vendosëm të investojmë për fëmijët më shumë se për çdo gjë tjetër. Katër vjet më parë, premtova se do të dyfishojmë buxhetin për fëmijët tanë dhe çdo njëri prej jush duhet të pyesë se çfarë bëri qeveria për këtë premtim. Në 4 vjet, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar nga e para 1012 shkolla" u shpreh Berisha.
"Në përputhje me premtimin tonë se nga fundi i vitit 2007 e tutje territ do t'i themi lamtumirë, ju jap fjalën se sa të jetë në fuqi qeveria ime nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për mungesë të saj. Dhe kjo sepse kur diskutohej për energjinë, ata thonin se po ta blinin do t'u kushtonte kaq e aq, se nuk mund të blinin më shumë se nuk e mbante rrjeti etj., etj. me radhë" shtoi me tej kryeministri në Shijak.Â
"Tirana është qyteti më i dashur për shqiptarët dhe ne jemi gati ta 10 fishojmë atë. Ne i kërkojmë projektin e unazës që ta bëjmë atë. Ne që ndërtojmë 62 kilometra rrugë në dy komuna të Shijakut, mendoni se lëmë Tiranën pa unazë? Jo, kurrën e kurrës. Ai e mban peng projektin si plaçkën e shtëpisë së tij, sikur është personale dhe jo e qytetarëve. Pra, kjo alternativë është alternativa e bllokimit" deklaroi Berisha.
k.k/NOA