English

Champions League, gjysëmfinalja çon Chelseat në finale

Londër, 7 maj, NOA - Ekipi i Chelseat ka barazuar dje me rezultatin 1-1 me ekipin e Barcelonës në sfidën e dytë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në Stamford Bridge.

Por për në finalen e madhe i bie që të kualifikohet Barcelona, pas takimit pararendës mes këtyre dy skuadrave, i cili u zhvillua në Camp Nou dhe kishte përfunduar me rezultatin 0-0 dhe falë golit në terren mysafir, ajo në datën 27 maj do të ndeshet me ekipin e Manchester Unitedin në Romë në finalen e madhe. Ndeshja e djeshme u shoqërua me mungesa të dukshme, si ajo e mesfushorit Deco dhe qendërmbrojtësit Ricardo Carvalho për ekipin e Chelseat, ndërsa te Barcelona munguan dy qendërmbrojtësit Carles Puyol dhe Rafael Marquez, dhe sulmuesi Thierry Henry. Si gjithmonë, Barcelona e filloi ndeshjen me mënyrën e vet të lojës duke menaxhuar ndeshjen dhe duke poseduar topin, mirëpo me daljen e parë në gjysmën kundërshtare, skuadra e Chelseat dënoi. Dy raste shumë të mira që vlejnë për t'u përmendur i pati Didier Drogba, i cili në momentet e fundit u ndalua nga portieri dhe lojtarët mysafirë. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin prej 1-0 në favor të skuadrës vendase, rezultat i cili e dërgonte Chelsean në Romë.

Ndërsa në pjesën e dytë, Chelseat ka mundur ta dënojë Barcelonën, kur Didier Drogba e pati një super-rast, pas një pasimi të bukur të Nicolas Anelkas, mirëpo sulmuesi nga Bregu i Fildishtë sërish nuk u tregua efektiv i vetëm përballë portierit Victor Valdez. n.e/NOA

KOMENTE