Moskë, 7 maj, NOA - Në pritje për t'u vendosur fati i statujës në ish-diktatorit sovjetik, Lenin, në qendër të Moskës, shpirti i tij duket se ka vendosur të pushojë në muzeun dedikuar atij në qytetin Samara.
Eshtë vetë drejtoresha e këtij muzeu, Maja Obraszoëa, e cila mbështet faktin se gjatë natës fantazma e ish-diktatorit sovjetik banon në dhomat e tij. Ajo jep dëshminë sesi krevati, i cili ka qenë i tij, edhe pse ndodhet në një dhomë me çelës, ka aromën e tortës dhe mjaltit, të cilat kanë qenë ushqimet e tij të preferuara.
Këto fenomene, por edhe disa të tjera që ajo ka rrëfyer për mediat, e kanë bërë drejtoreshën e muzeut të Samaras, të pohojë se ndërsa ditën janë vizitorët ata që mbushin sallat e këtij muzeu, natën është shpirti i Vladimir Iliç Leninit, ai që i mbush ato.
Lenini ka banuar në qytetin e Samarës gjatë periudhës së viteve 1887-1891, ku ka studiuar aty për drejtësi. Historia e fantazmës së tij, ka dalë pasi një grup studentësh është betuar se ka ndjerë aromën e kafes, e cila dilte nga kafeteria ka qenë e tij, dhe është ekspozuar në këtë muze si një nga sendet e tij personale, së bashku me të tjerat.
n.e/NOA