English

Ekstradohet nga Holanda autori i trafikimit të 10 kg heroinë drejt Greqisë

Tiranë, 7 maj, NOA - Zyra e Interpol Tiranës ka mundësuar realizimin e ekstradimit nga Holanda në drejtim të Shqipërisë të autorit të trafikimit të 10 kilogramëve drogë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për Jorgo Zgurin, i cili në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë tentuar të trafikojnë 10 kg heroinë drejt shtetit Grek, më datë 29.08.2007.

Mbasi është arrestuar në flagrancë shoferi dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë, Zguri është larguar jashtë territuorit shqiptarë për t'i shpëtuar arrestimit. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendim penal nr.230, ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE