Prishtinë, 8 maj NOA -Â Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur pasditen e djeshme (e Enjte) mori vendim për miratimin e Udhërrëfyesit për implementimin e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Nisma erdhi në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 4, pika 3 të Rregullores së Punës të Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që bartëse e këtij procesi të jetë Ministria e Punëve të Brendshme, e cila obligohet qe të koordinojë procesin e hartimit të planit të veprimit për implementimin e Udhërrëfyesit dhe të raportojë në baza të rregullta për progresin e arritur në zbatimin e këtij dokumenti strategjik.
e.l/NOA