English

Kryeministri Berisha pret në takim drejtuesit e "Unionit kombëtar të shoqatave shqiptare" në Greqi

Tiranë, 7 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot në takim drejtuesit e "Unionit kombëtar të shoqatave shqiptare" në Greqi, i cili përmbledh rreth 50 shoqata shqiptare, duke përfaqësuar rreth 90 për qind të emigracionit shqiptar në Greqi.

"Në këto katër vjet, i keni ndriçuar pamjen Shqipërisë, duke çelur një faqe të ndritur në historinë e saj. Me këto ndryshime kolosale që po shikojmë, ne ndjehemi më krenarë se kurrë më parë në identitetin tonë shqiptar" u shprehën drejtuesit e shoqatës.Â

Kryeministri Berisha, duke i falënderuar për takimin, i kërkoi të përcillnin në familjet e tyre dhe shoqatave përshëndetjet dhe urimet më të mira për një jetë sa më të begatë.

"Me mund, përkushtim dhe me djersë ju arritët të jeni tashme një faktor dinjitoz në zhvillimin e shtetit fqinj dhe një element i rëndësishëm në miqësinë midis dy popujve" u shpreh kryeministri Berisha.

"Qeveria shqiptare, ka përgatitur të gjitha lehtësitë e mundshme fiskale e ligjore për lehtësimin, inkurajimin dhe transferimin e bizneseve dhe investimeve  tuaja  në vendlindjet dhe trojet tuaja në Shqipëri. Ne jemi vend mikpritës për të gjitha investimet e huaja, por më të gëzuar jemi, natyrisht, për iniciativat e bashkatdhetarëve tanë." Shtoi me tej Berisha.

Sipas tij, qeveria është e angazhuar plotësisht të pajisë gjithë shtetasit e vet, kudo që ndodhen, me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, duke i dhënë një shans lëvizjes tuaj të lirë në hapësirën shqiptare dhe evropiane.

k.k/NOAÂ

KOMENTE