English

Në Kosovë, merren masa për parandalimin e gripit të derrave në institucionet korrektuese

Nga Hajdin Islami

Prishtinë, 7 maj NOA - Në Republikën e Kosovës janë marrë masa për parandalimin e gripit të derrave në institucionet korrektuese.

Ministria e Drejtësisë njofton se pas masave të marra nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, për të ngritur shkallën e kujdesit dhe të masave parandaluese kundër gripit të derrave, Sistemi Shëndetësorë i Burgjeve, ka ndërmarr masa parandaluese.

Udhëheqësi i Sistemit Shëndetësor të Burgjeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Milazim H. Gjocaj, në harmoni me Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe në harmoni me kryeinspektorin sanitar të Kosovës, kanë ndërmarr masa parandaluese për gripin e derrave në institucionet korrektuese të Kosovës.Â

Gjocaj, njofton se mbikëqyrjen e këtyre aktiviteteve do ta bëjë Drejtoria Qendrore e Burgjeve në bashkëpunim me institucionet relevante të Ministrisë së Drejtësisë.

Ai gjithashtu shton se, Drejtoria e Burgjeve obligohet që të furnizoj të gjitha institucionet korrektuese me materialin e nevojshëm për ndërmarrjen e këtyre masave.

H.I/k.k/NOA

KOMENTE