English

Nis nga puna monitoruese misioni i parë i 30 vëzhguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR

Tiranë, 7 maj, NOA - Nis nga puna konkrete në terrenin shqiptar misioni i 30 vëzhguesve të huaj, të ngarkuar nga përfaqësia e OSBE/ODIHR-it për mbikëqyrjen e përgatitjeve mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë.

Sipas të dhënave, ky mision përbëhet nga 30 anëtarë, të cilët drejtohen nga britanikja Odri Glover dhe deri në datën e zgjedhjeve, ata janë të ngarkuar me detyrën e monitorimit të të gjitha etapave të fushatës zgjedhore, procesin e përgatitjes së infrastrukturës si dhe pasqyrimin mediatik të fushatës. Bëhet e ditur se këta vëzhguesit do të qëndrojnë në Shqipëri deri pas përfundimit të procesit dhe do të pasohen nga një grup tjetër monitorues afatshkurtër, prej 400 personash, të cilët do të vijnë në vendin tonë për të monitoruar procesin vetëm në prag të ditës së zgjedhjeve.

n.e/NOA

KOMENTE