Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ditën e premte më 8 Maj 2009, do të organizojë një ceremoni solemne me rastin e përfundimit të punimeve të dy projekteve kapitale, të cilat kompanisë i kanë kushtuar rreth 20 milion euro.
Konkretisht, do të përurohet përfundimi i punëve në rishtresimin e pistës së ANP-së dhe i sistemit të ndriçimit të pistës, sistem i cili do ta rrisë shkallën e dukshmërisë gjatë aterrimit të aeroplanëve dhe do ta kalojë aeroportin nga kategoria I-rë ku ndodhet tani, në kategorinë e II-të. Me këtë rast është paraparë edhe prerja e shirit, si moment kulmues i promovimit të këtyre dy investimeve kapitale.
Pritja do të bëhet nga ora 11:00 deri në ora 11:15 në dhomën e biznesit të ANP-së.Â
Pastaj të gjithë të shoqëruar mund të vizitoni projektet e lartcekura, ndërsa prerja e shiritit do të bëhet në dhomën e komandës dhe kontrollit të sistemit të ndriçimit.
 Zyra e Drejtorit Menaxhues
Tel: 038 59 58 301