Ditën e nesërme, datë 08 Maj 2009 ora 09.00, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, do të zhvillohet një trajnim një ditor me temë Për bashkëpunimin me median gjatë periudhës zgjedhore Qershor 2009.
Në këtë trajnim një ditor, do të marrin pjesë përfaqësues nga OSBE-së, Misioni Pameca, Programi Icitap si dhe përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me synim, rolin e punonjësve të Policisë së Shtetit, përgjatë periudhës zgjedhore Qershor 2009, do të marrin pjesë Shefat e Seksioneve të Policimit në Komunitet të Komisariateve të Policisë së Tiranës, Shefat e Sektorëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe specialistë të rolit të mesëm të Drejtorive të Policisë në Qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë.
Krahas sa lartë, përfaqësuesit e medias elektronike dhe të shkruar janë të ftuar të marrin pjesë në këtë trajnim një ditor, me qëllim për të diskutuar dhe bashkëpunuar me strukturat e policisë përgjatë proçesit zgjedhor Qershor 2009.