Alba Filipi
Korçë, 7 maj NOA/- Gjashtë persona, kryesisht të mitur, janë gjendur përgjegjës për një mori vjedhjesh që kishin sjellë kokëçarje për banorët dhe policinë në rajonin e Korçës, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Sot në mbrëmje, ka përfunduar një operacion special i policisë juglindore, i koduar me emrin "Gracka".
Në rrjetën e këtij aksioni të seksionit kundër krimit ndaj pronës e pasurisë, ranë A.T. 14 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në lagjen nr 17 Korçë, K. R. 18 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr 10 Korçë, O. Ll. 15 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr 6, Korçë, si dhe E.Z. 16 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në qytetin e Korçës, i dënuar më parë për vjedhje.
Ndaj të katërtve, u mor masa e ndalimit nga policia.
Ndërkohë, S. Ll 17 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i dënuar më parë për vjedhje, u shpall në kërkim pasi nuk u arrit të vihej në pranga.
Ndërkohë është kapur por do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, 16-vjeçari M. K., lindur dhe banues në lagjen nr 6 Korçë.
Nga hetimi i kryer, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 13 veprave penale të ndodhura në Qarkun e Korçës në kohë dhe vende të ndryshme.
Më poshtë gjeni listën e plotë e objekteve dhe bizneseve të plaçkitura nga gjashtë të dyshuarit:
Vjedhje e dyqanit ushqimor në pronësi te Bektash Shahinaj, ndodhur ne daten 06.05.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e banesës së Zylyftar Nako, ndodhur ne daten 20.04.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e lokalit llotosporti, ne pronësi te Ilirjan Goremi, ndodhur ne daten 17.04.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e Fasfud Lavolja, ne pronësi te Vaso Loxe, ndodhur ne daten 25.04.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e dyqanit "Foto Korça", ne pronësi te Shpetim Kalemi ndodhur ne daten 22.02.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e lokalit lloto sport Euro Bast, ne pronësi te Ilirjan Kocibelli, ndodhur ne daten 22.02.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e dyqanit ushqimor ne pronësi te Vilma Meço, ndodhur ne daten 26.03.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e magazinës e Reshide Kosturi, ndodhur ne daten 19.02.2009, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje e dyqanit Sallameri Tona Co. ndodhur ne daten 28.09.2008, ne Libonik te Korçës.
Vjedhje e zyres te firmes "Inzhong SHPK, ne pronësi te Arben Zhonga, ndodhur ne daten 21.07.2008, ne qytetin e Korçës.
Vjedhje te transformatorit te ndermarjes Uzina e Instrumenteve Korçë, ndodhur ne daten 22.07.2008, ne Korçë.
Vjedhje e dyqanit ushqimor ne pronësi te Rudolf Kollcinaku, ndodhur ne daten 18.12.2008, ne Libonik te Korçës.
Vjedhje e Spitalit te Sanatoriumit ne qytetin e Korçës, ndodhur ne daten 01.08.2008.
a.f/NOA