English

SHBA, del në shitje shtëpia vetëm për 1 dollar, e kërkojnë 1 milionë persona

Uashington, 7 maj, NOA - Shtëpia mbetet një luks, të cilin jo shumë persona mund t'ia lejojnë vetes. Për këtë arsye, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, plot 1 milionë persona i janë përgjigjur ofertës së bërë nga një qytetar amerikan, i cili e nxori shtëpinë e tij në shitje vetëm ... për një dollar.

Lajmi i publikuar në mediat lokale dhe në sitet e internetit, ka provokuar plot 1 milionë kërkesa të interesuarish për ta blerë një shtëpi të tillë, ideale për kohën e krizës që po kalojnë kohët e fundit në SHBA.

Që në vitin 2006, pronari i ligjshëm i kësaj shtëpie Carl Upshaw, iu drejtua agjencisë imobilare për ta shtitur strukturën e abandonuar prej 250 metra katrorësh me shumën e 65 mijë dollarëve, por askush nuk u afrua.

Duke e konsideruar si një shtëpi të braktisur, e cila nuk vlente, çmimi saj ra pak nga oak, duke u zhvlerësuar vetëm në një dollar.

Ekspertët e kanë vlerësuar këtë fakt, si pasojë e rregullave të një ekonomie tashmë "të çmendur".

n.e/NOA

KOMENTE