English

Topalli në Fushë Arrëz: Më shumë investime në mandatin e dytë

Fushë Arrës, 7 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ndal sot në Fushë Arrëz ku deklaroi se për këtë vend janë investuar afro 800 milionë lekë të buxhetit të shtetit.

"Ne sot së bashku jetojmë në një Shqipëri që sot është bërë e re, sepse ka rrugë të reja, infrastrukturë të re, sepse ka shkolla të reja, sepse ka një rini të fortë, e cila ka dyfishuar numrin e atyre që po shkojnë në universitete" u shpreh Topalli para banorëve të Fushë Arrëzit.

Duke u ndalur në reformat e mëdha të miratuara në Parlament, Kryetarja e Kuvendit tha:

"Kur ne rrisnim rrogat, ata votonin kundër. Kur ne rrisnim pensionet, ata votonin kundër. Kur ne votonim për kontrata, për koncesione, për investime, prej miliona dhe miliarda dollarësh, të cilat duhet të vinin dhe duhet të investoheshin në Shqipëri, ata përsëri votonin kundër".

"Unë, Jozefina Topalli, ju premtoj sot të gjithë ju burrave edhe grave se shumë më tepër investime do të ketë për Fushë-Arrëzin në mandatin e dytë të PD-së. Mbaheni mend, po të doni mbaheni edhe shënim Fushë-Arrëzi do të ketë shumë më tepër investime në mandatin e dytë dhe ne fjalën e mbajmë dhe premtimet i kthejmë në realitet" deklaroi kryeparlamentarja.

k.k/NOAÂ
KOMENTE