English

Zjarri përfshin shtëpinë e një aktori në Tiranë

Tiranë, 7 maj NOA - Flakët kanë përfshirë mesditën e sotme një banesë në Tiranë që i përket një aktori të mirënjohur.

Marko Bitraku dhe familja e tij, u gjendën sot me shtëpinë e përfshirë nga zjarri në orën 11.40, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Policia e Tiranës tha se asnjë anëtar i familjes nuk gjendej brenda shtëpisë në momentet kur ndodhi zjarri ndaj kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar për incidentin.

Forcat e Repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit, ndërhynë duke mundësuar lokalizimin e flakëve, por kjo ka qenë e vështirë për shkak se nuk mund të hapej dot, porta e blinduar e apartamentit.

Marko Bitraku njihet për rolet e tij tek filmi "Gjeneral Gramafoni", "Mësonjëtorja", "Asgjë nuk harrohet", "Parullat", etj.

e.l/NOA

KOMENTE