English

Basha: Shqipëria kampione në luftën kundër korrupsionit

Tiranë, 8 maj NOA - Ministri i Jashtëm Lulzim Basha mbajti një fjalim sot gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut.

"Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ishte një dhuratë, sepse NATO është tepër e çmuar për t'u dhënë si e tillë. Anëtarësimi ishte produkt i mirëfilltë meritash të akumuluara ndër vite, rezultat i reformave të guximshme dhe të suksesshme, në fushën politike, ushtarake, ekonomike, sociale e juridike. Këto reforma kishin në themel të tyre, vullnetin e pakthyeshëm politik të qeverisë shqiptare, mbështetjen masive e të pakursyer të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëpunimin konstruktiv të të gjithë aktorëve politikë pa asnjë përjashtim" u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij ministri i Jashtëm u shpreh se "Shqipëria, ndërkombëtarisht është vlerësuar e guximshme dhe e suksesshme në reformat tërësore, kampione në luftën kundër korrupsionit, me zhvillim të admirueshëm ekonomik, që luftoi pa kompromis krimin dhe trafiqet e paligjshme, me një fluks lëvizjeje nga jashtë-brenda në rritje, me standarde të larta sigurie, me korridore e rrugë të reja dhe distanca të shkurtuara, me investime të huaja në rritje në kohën e krizës globale financiare".Â

"Ne do të ndjekim dhe asistojmë me vullnet të mirë e të sinqertë nismën "Adriatik 5" duke ofruar gjithë mbështetjen, përvojën dhe bashkëpunimin tonë, që mbi këtë nismë të përçohet efekti domino i suksesit të A3. Besoj se bashkë ndajmë të njëjtin vlerësim për faktin se bashkëpunimi në formatin A5 do të mund t'i japë një impuls të ri edhe marrëdhënieve tona në dobi të forcimit të stabilitetit dhe të sigurisë, paqes dhe prosperitetit në rajon" shtoi më tej Basha.

k.k/NOA

KOMENTE