English

Darkon në restorant, gjen në pjatë një kokë gjarpri

Nju-Jork, 8 maj, NOA - Ja që ndodh edhe kështu. Ti gjendesh duke darkuar në një restorant, por qetësia të prishet menjëherë sapo konstaton se në pjatën tënde po lëvrin një kokë gjarpri ...

Kjo ngjarje e pazakontë i ka ndodhur klientit të një restoranti në shtetin amerikan të Nju-Jorkut, i cili së bashku me darkën që ka porositur, ka marrë edhe një shtojcë të padëshiruar, një kokë gjarpri.

Jack Pandleton ka deklaruar se në restorantin T.G.I. në Clifton Park ka vërejtur diçka ngjyrë hiri në pjatën e tij me perime. Kur e ka parë se bëhet fjalë për kokë gjarpri të madhësisë së gishtit të madh të dorës, me një pjesë të kurrizit e cila ende rrinte pezull, ka fotografuar atë që ka parë dhe e ka thirrur kamerierin. Por Pandleton vetëm sa është shtangur dhe më pas ka qeshur me atë që ka parë, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta padisë restorantin.

n.e/NOA

KOMENTE