English

Ish-kryeministri Çeku dëbohet nga Kolumbia. S'i lejohet ta prekë për 10 vjet

Bogota, 8 maj, NOA - Ish-kryeminstri i Kosovës, Agim Çeku, është dëbuar nga Kolumbia, ka njoftuar Agjencia e Sigurimit Shtetëror.

Sipas një komunikate të këtij departamenti, pasi është vërtetuar se për të ekzistonte një fletëarrest i lëshuar më parë nga Interpoli, autoritetet kolumbiane i kanë kërkuar atij ta lëshojë këtë shtet. Zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli ka thënë për KTV-në se Çeku është në rrugë për t'u kthyer në Kosovë, por atij i është thënë se nuk mund të hyjë në Kolumbi për 10 vitet e ardhshme.

Kohavision ka raportuar dje në mëngjes së Çeku është ndaluar në Kartahena të Kolumbisë, pasi që për këtë kanë bërë kërkesë autoritetet serbe. Megjithatë, ai nuk është arrestuar sepse ligji kolumbian nuk i merr parasysh fletëarrestet e lëshuara para vitit 2005.

NOA-INA

KOMENTE