English

Menduh Thaçi: Në Maqedoni humb kuptimi i demokracisë se janë kundër nesh

Shkup, 8 maj, NOA - Në Maqedoni nuk ka luftë politike demokratike mes partive të shqiptarëve, por bëhet fjalë për luftë të institucioneve shtetërore, të shtetit të sllavomaqedonasve kundër opsionit shqiptar.

Këto e deklaroi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në Dibër pas pas kuvendit zgjedhor të degës së partisë.Sipas tij kjo urgjentisht duhet të ndalet, për shkak se nëse vazhdon kështu humbet kuptimi i demokracisë në Maqedoni.

Kreu i PDSH-së hodhi kritika të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar se po bllokon proceset integruese, po shkatërron deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk po ballafaqohet me me krizën ekonomike.

Sipas tij, koalicioni mes PDSH-së dhe LSDM-së është temë virtuale, sepse, siç tha, të dy partitë nuk kanë gjëra natyrore për koalicionim.

"Dëshirohet të fshihet një turp i madh që po ndodh momentalisht, e ai quhet koalicioni VMRO-DPMNE - BDI. Një është e saktë, asnjëherë nuk do të ketë koalicion PDSH - VMRO-DPMNE derisa është kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së", shtoi lideri i PDSH-së.

NOA-INA

Â

KOMENTE