English

Ministri i Mbrojtjes Oketa takohet me Ndihmësin e Sekretarit Amerikan Jones

Tiranë, 8 maj NOA - Ministri i Mbrojtjes takoi sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Stjuart Jones.

Kreu i Mbrojtjes shqiptare, gjatë këtij takimi bëri prezent të gjitha reformat që ka bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë Forcat e Armatosura Shqiptare, tashmë si pjesë e Aleancës.

Oketa e falënderoi Jones për ndihmën e madhe dhe mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe japin në një prej proceseve më të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes, atë të asgjësimit të të gjitha municioneve të tepërta në Shqipëri.

Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Jones vlerësoi rolin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e saj në të gjitha misionet paqeruajtëse, reformat që po bën Shqipëria dhe Ushtria Shqiptare.

Në takim ishte i pranishëm Ambasadori Amerikan në Tiranë, Xhon L. Withers. k.k/NOA
KOMENTE