Tiranë, 8 maj NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer mbërrin sot në Tiranë, për një vizitë disa orëshe, informojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave.
Në orën 11.10, Kryeministri Berisha do të presë në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Sceffer. Konfirmohet se pas takimit, ata do të dalin në një deklarim të përbashkët për median.
Më tej, z. Sceffer do të pritet në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi.
Gjithashtu, z. Sceffer do të zhvillojë një vizitë në rektoratin e Universitetit të Tiranës, ku do të pritet nga rektori Dhori Kule.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Sceffer do të përshëndesë edhe takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatikut A5.
e.l/NOA
Më poshtë për mediat po publikojmë axhendën e plotë të z.Scheffer:
Ora 10. 45                  Fjala përshëndetëse ne Komisionin e Partneritetit A5
Salla Ovale, në Pallatin e Kongreseve
Fotografi Familjare
Ora 11.10-11.40Â Â Â Â Â Â Â Â Â Takim me Kryeministrin, SH.T.Z. Sali BERISHA
Ora 11.40-12.00Â Â Â Â Â Â Â Â Â Deklarate për shtyp, ne Kryeministri.
Ora 12.10-12.20Â Â Â Â Â Â Â Â Â Ceremonia e marrjes se titullit nga Rektori i Universitetit të Tiranës
Z. Dhori Kule, ne Rektoratin e Universitetit te TiranësOra 12.30-13.00         Takim me Presidentin e Republikes,    SH.T.Z. Bamir TOPI, ne
Pallatin e Brigadave.
Ceremonia e dhënies se Dekoratës akorduar nga Presidenti Topi
Ora 13.10-14.10Â Â Â Â Â Â Â Â Â Dreke ofruar nga Kryeministri Berisha, në vilën 30Â Â Â Â Â Â Â Â
Ministri i Mbrojtjes Oketa dekoron atasheun ushtarak të Greqisë në Tiranë