Vatikan, 8 maj, NOA - Papa Benedikti XVI udhëton sot të premten për në Lindjen e Mesme. Stacioni i parë i turneut katërditor është kryeqyteti jordanez, Amman.
Kreu i Kishës katolike romake do të takohet atje me Mbretin Abdulah II si dhe me personalitete myslimane.
Ndërsa ditën e hënë, Benedikti XVI do të shkojë për në Izrael. Në fillim të këtij viti, marrëdhëniet me hebrejtë u keqësuan kur Benedikti i hoqi shkishërimin mohuesit të Holokaustit dhe vëllait të urdhërit të Piut, Richard Ëilliamsonit.
Për të siguruar vizitën e Papës janë vënë në shërbim më shumë se 10 mijë forca të sigurisë. Â
n.e/NOA