English

Zhvillohet sot në Tiranë, takimi i Kartës së Adriatikut A5

Tiranë, 8 Maj NOA - Në Tiranë zhvillohet sot takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme i Komisionit të Partneritetit, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatikut A5.

Të ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takim marrin pjesë homologët e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Kroacisë, si dhe Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të ministrisë së Jashtme, takimit do t'i drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jaap de Hoop Scheffer, i cili vjen për një vizitë në vendin tonë.

Në përfundim të takimit do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut.

e.l/NOA

KOMENTE