English

Anëtarësimi i Kosovës në FMN, reagon ambasada amerikane

Prishtinë, 9 maj NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Republikën e Kosovës, përshëndeti sot, anëtarësimin e Kosovës në Fondin Ndërkombëtar Monetar (FMN).

Në një deklaratë të posaçme që nxori zyra e ambasadës së SHBA në Prishtinë, thuhet se kjo ambasadë, i uron Kosovës, mirëseardhjen si anëtare në FMN.

Ambasada shton se "anëtarësimi në Fondin Ndërkombëtar Monetar do të ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj për të arritur stabilitet ekonomik dhe prosperitet në të mirë të të gjithë qytetarëve të saj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar si institucioni i parë i rëndësishëm ndërkombëtar konfirmoi sot, dritën e gjelbër për anëtarësimin Kosovës.

Republikës së Kosovës, iu ofrua zyrtarisht pranimi, sipas deklaratës së publikuar në Uashington.

Struktura votuese e FMN-së i lejoi Kosovës anëtarësimin pavarësisht kundërshtimeve nga ana e Serbisë, Rusisë dhe shteteve të tjera që kanë refuzuar të njohin pavarësinë e saj.

Në dallim nga Kombet e Bashkuara, ku Rusia mund të bllokojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim, në FMN veto efektive kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi në FMN i mundëson Kosovës njëkohësisht edhe kërkesën për anëtarësim në Bankën Botërore, institucion simotër i FMN-së që angazhohet më fort për mbështetjen e vendeve në zhvillim.

e.l/NOA

KOMENTE